Zbulohen 3 opsionet e Bayern për krahun e majtë të sulmit

Zbulohen 3 opsionet e Bayern për krahun e majtë të sulmit

Pas transferimit të Anthony Gordon te Barcelona, Bayern ka vijuar me planet për gjetjen e një sulmuesi anësor. Sipas mediave gjermane, klubi bavarez po shqyrton disa opsione. Ja tre prej tyre: Alberto Moleiro (Villarreal) Ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të futbollit spanjoll. Mesfushori ofensiv zhvilloi një sezon shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Marcelino, aq sa shumë e konsiderojnë një kandidat serioz për Formacionin e Vitit në Spanjë. Në verën e vitit 2025, Villarreal investoi 16 milionë euro për ta transferuar nga Las Palmas. Një vit më vonë, vlera e tij është rritur ndjeshëm. Jo më kot, pasi statistikat prej 10 golash dhe 6 asistesh flasin vetë. Moleiro luan në krahun e majtë, është shumë i mirë teknikisht, i vendosur dhe...