Zanetti e konsideron “vëlla” Chivu: Grupi e ka ndjekur, falë tij fituam titullin

Zanetti e konsideron “vëlla” Chivu: Grupi e ka ndjekur, falë tij fituam titullin

4 Maj 2026 7:54 Alfred Lleshi “Jam shumë i lumtur për Chivu, e kam si vëlla. E njihja si trajner që kur drejtonte ‘Primavera’, dukej pasioni i tij. Ai shfrytëzoi mundësinë dhe na çoi drejt fitores së titullit në një mënyrë të vetëdijshme, duke besuar në punën e tij. Ky grup e ka ndjekur dhe për këtë po festojmë titullin, – tha zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, pas fitimit të titullit të 21-të nga zikaltërit. – Njeriu i titullit? Grupi. Nëse duhet të përmend një emër, them Chivu. Nuk ishte e lehtë për mënyrën si kishte përfunduar sezoni i kaluar. Në këtë aspekt kreu një punë të madhe për t’i bërë djemtë të ndihen sërish protagonistë. Pas nesh ishin Milani dhe Napoli. ai është udhëheqësi...