Zabaleta tregon recetën që e dërgon Shqipërinë në Botëror: Kemi shansin të shkruajmë historinë

Zabaleta tregon recetën që e dërgon Shqipërinë në Botëror: Kemi shansin të shkruajmë historinë

Në prag të ndeshjes historike të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë në muajin mars, zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta, flet për përgatitjet intensive të stafit teknik, analizën e kundërshtarëve dhe gjendjen e lojtarëve kuqezi. Nga ndjekja e drejtpërdrejtë e futbollistëve në Itali e Spanjë, te studimi i detajuar i Polonisë, Ukrainës dhe Suedisë, Zabaleta thekson rëndësinë e informacionit, komunikimit me lojtarët dhe ruajtjes së balancës mes entuziazmit dhe realizmit. Me optimizëm, por edhe me këmbë në tokë, në intervistën e tij për FSHF TV ai nënvizon se Shqipëria ka cilësinë dhe besimin për të synuar një arritje historike: kualifikimin në Kupën e Botës. – Si po shkojnë përgatitjet për ndeshjen e play-off-it në mars? – Po shkojnë shumë mirë. Sidomos këtë javë, që...