Ylli i PL jep dritën jeshile për t’u transferuar te Juventus, tani ka mbetur vetëm pjesa e fundit…
22 Prill 2026 19:09 Telesport Alisson Becker duket se do të rikthehet në Serie A këtë verë, por këtë herë për të veshur fanellën e Juventusit. Matteo Moretto zbulon se braziliani ka dhënë dritën jeshile për t’u transferuar te Juventus dhe ka rënë dakord për kushtet personale. Tani ka mbetur vetëm që bardhezinjtë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Liverpool-in. Braziliani është nën kontratë me klubin e kuq deri në qershor të vitit 2027 dhe vlera e tij aktuale në treg është 17 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt. Megjithatë, bardhezinjtë shpreosjnë të arrijnë marrëveshjen për një shifër jo më shumë se 12 milionë euro. Te Liverpool janë të hapur për largimin e brazilianit, duke pasur në ekip një portier shumë të aftë si gjeorgjiani...
Burimi:
telesport.al