Wolff: Duelet mes pilotëve tanë në pistë po na pengojnë, do të mbrohemi duke ndërhyrë me urdhëra

Wolff: Duelet mes pilotëve tanë në pistë po na pengojnë, do të mbrohemi duke ndërhyrë me urdhëra

Zhgënjimi në garën e fundit në Barcelonë, ku Mercedes nuk fitoi për herë të parë këtë sezon të Formula 1, ka sjellë disa pikëpyetje te drejtori sportiv Toto Wolff. Ai paralajmëroi pilotët e tij George Russell dhe Kimi Antonelli se tani e tutje do të veprojë ndryshe. Gjatë duelit të dy pilotëve Mercedes ai që përfitoi ishte Lewis Hamilton me Ferrari, që u shkëput dhe fitoi garën. Ky ishte një aspekt i garës së Barcelonës për të cilin Toto Wolff nuk ishte aspak i kënaqur. “Ne nuk ndërhymë në luftën e tyre sepse kështu kemi garuar gjithmonë”, tha shefi i Mercedes. “Por, është një situatë që do të duhet ta vlerësojmë në të ardhmen me pilotët tanë, për të kuptuar se si të menaxhojmë një...