Wimbledon bën rritjen më të madhe të premios në histori për tenistët, arrin shifrat rekord

Wimbledon bën rritjen më të madhe të premios në histori për tenistët, arrin shifrat rekord

16 Qershor 2026 8:45 Telesport Organizatorët e grand slam të Wimbledon kanë njoftuar një rritje rekord prej 20% të premios që do t’u japing tenistëve gjatë turneut që do të nisë pas 10 ditësh, duke e çuar totalin në 74.5 milionë euro. Turneu londinez i përgjigjet kërkesave të tenistëve, të cilët, megjithatë, vazhdojnë të kërkojnë një pjesë më të lartë të të ardhurave të grand slam. Ndërsa kjo shifër korrespondon me 15.2% të të ardhurave, pragu prej 22% i treguar është ende larg arritjes. Gjithsesi, kjo është  rritja më e lartë në përqindje në historinë e turneut. Rritja e afron Wimbledon ndjeshëm me US Open, aktualisht turneu grand slam me premiot më të larta. Fituesit do të fitojnë 3.6 milionë paund, ndërsa ata që eliminohen...