Wenger “shpall” fituesin: Kjo kombëtare do ta fitojë Botërorin 2026, por Spanja mund ta ndalë

Wenger “shpall” fituesin: Kjo kombëtare do ta fitojë Botërorin 2026, por Spanja mund ta ndalë

8 Korrik 2026 13:51 Alfred Lleshi Arsène Wenger ka bërë parashikimin e tij për fituesin e Botërorit 2026, duke vendosur Francën si favoriten kryesore për ngritjen e trofeut. Ish-trajneri legjendar i Arsenalit dhe aktualisht drejtues i zhvillimit global të futbollit në FIFA u shpreh i bindur: “Franca do ta fitojë Botërorin 2026”. Megjithatë, Wenger paralajmëroi se ekziston vetëm një skuadër që mund t’ua prishë planet “gjelave”, konkretisht Spanja: “Nëse ka një ekip që është në gjendje ta mposhtë Francën, do të thoja Spanja. Në aspektin teknik, spanjollët janë më të mirë se Franca”. Në fund, francezi theksoi se përballja mes këtyre dy superfuqive mund të vendosë fatin e turneut: “Kjo është ndeshja që do të vendosë gjithçka mes tyre”. Me Francën që mbështetet te yje si...