Wenger kujton Champions-in e humbur 20 vite më parë: Arritëm në stadium 45 minuta para fillimit të finales…

Wenger kujton Champions-in e humbur 20 vite më parë: Arritëm në stadium 45 minuta para fillimit të finales…

28 Maj 2026 12:59 Alfred Lleshi Në 20-vjetorin e finales së humbur të Champions League 2006 ndaj Barcelonës, Arsène Wenger ka rikujtuar një nga netët më të dhimbshme të karrierës së tij. Në intervistë për “The Sun”, ish-trajneri i Arsenalit tregoi një detaj organizativ: “Arritëm në stadium vetëm 45 minuta para fillimit të finales, sepse nuk na u lejua të përdornim autostradën për të shkuar në ‘Stade de France’. Kjo rriti tensionin para ndeshjes”. Wenger thekson se momenti vendimtar ishte kartoni i kuq i Jens Lehmann në minutat e para: “Forca jonë më e madhe është se luajtëm 70 minuta me dhjetë lojtarë”. Ai shton: “Ishim 1-0 përpara dhe patëm raste për të dyfishuar, por nuk i shfrytëzuam. Në fund humbëm 2-1 ndaj një skuadre të...