“Vora fitoi me goditjen e parë në portë”! Trajneri i Partizanit flet pas ndeshjes: Ky është futbolli, Real Madridi humbi kundër Albasetes
Partizani ka humbur kundër Vorës në shifrat 0-1. Të kuqtë nuk ia kanë dal në këtë ndeshje, pavarësisht se kishte disa mundësi të pastra shënimi. Rasti më i mirë ishte në fundin e pjesës së parë atje ku Isgandarli u rrëzua në zonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh.Toma e mori përsipër, por nuk arriti dot që të shënojë gol pasi topi është përplasur në shtyllë. Më pas Vora dha goditjen finale në fundin e pjesës së dytë pasi Dario Daka arriti që të shënojë. Me këtë fitore Vora mban vendin e 7 me një pikë më pak se Partizani, ndërsa të kuqtë humbin shumë terren për Final Four. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, u shpreh: “Sot i tentuam të gjitha të them të...
Burimi:
sportekspres.com