Vllaznia rigjen moralin, mund thellë Laçin në miqësore

Vllaznia rigjen moralin, mund thellë Laçin në miqësore

Me dy gola të Amin Tahirit dhe një tjetër të shënuar nga talenti Edon Murataj, Vllaznia e Shkodërs kaloi 3-0 skuadrën bardhezi të trajnerit Qatip Osmani në miqësoren e sotme. Ndonëse fraksioni i parë luajtur në 17:30 në “Loro Boriçi” nuk prodhoi asnjë gol, në të dytën kuqeblutë shënuan tri herë për të korrur më në fund një fitore pas zhgënjimëve të njëpasnjëshme. Ndërkohë nëse te vendasit morali vjen e rritet, e kundërta ngjet te kurbinasit të cilët gjatë kësaj vere kanë treguar se dinë të fitojnë bindshëm (Vorën 4-1, Flamurtarin në udhëtim 0-2 e Kukësin 3-1) por dhe të humbin lehtë. Sidoqoftë javën e katër dy skuadrat do të përballen në kampionat (Laç), aty ku vlerat respektive do të duken më qartë. Deri aty,...