Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Vllaznia i ka idetë e qarta, me merkaton e bllokuar e quan ekipin të plotësuar
Pavarësisht se merkato tashmë është e hapur dhe lëvizjet e futbollistëve mund të ndodhin nga momenti në moment deri në fundin e janarit, te Vllaznia momentalisht duket se gjithçka është e “ngrirë”. Kjo pasi merkato e shkodranëve është ende e bllokuar si pasojë e mos pagesave të disa futbollistëve në sezonet e shkuara. Ku aktualisht kuqeblutë kanë katër çështje të hapura në gjyqet e FIFA-s dhe i vetmi futbollist me të cilin është mbyllur gjithçka me sukses është Marko Juriç. Në këtë mënyrë edhe pse Vllaznia ka pasur interes për emra me peshë siç janë Kevin Dodaj apo edhe Redon Xhixha, gjithçka ka ngelur vetëm në kuadrin e interesimi dhe marrjes së informacionit për kushtet që duan lojtarët e sipër përmendur. Pasi aktualisht klubi shkodran...