Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata të shtunën shënuan të parët ndaj Cagliari me Vlasic, për javën e 17-të në kampionatin italinë, nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, përkundrazi u përmbysën. Një humbje që rëndon akoma më tepër situatën. Kritikat nga mediat vendase nuk kanë munguar kundër “Demave”. Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 5 nga “TuttomercatoWeb”. Ja si e përshkruan media në fjalë performancën e shqiptarit ndaj Cagliarit: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim. Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”. Te Shqipëria, Asllani është i “paprekshëm” nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, pavarësisht rritjes së ndjeshme nga...