Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Mario Mitaj dhe Armando Broja, si dhe boksieri Jurgen Uldedaj janë shpallur “Qytetar Nderi” të Bashkisë Malësi e Madhe, në vlerësim të arritjeve dhe kontributit të tyre në sport. Ceremonia u organizua nga Bashkia Malësi e Madhe, ku kryetari Tonin Marinaj theksoi rëndësinë e këtyre sportistëve si ambasadorë të denjë të zonës dhe të Shqipërisë në botë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Mario Mitaj, i cili falënderoi për vlerësimin dhe u shpreh se ky nderim është një motivim shtesë për të vijuar përpara dhe për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. Ndërkohë, në ceremoni morën pjesë edhe familjarët e sportistëve të tjerë të nderuar, përkatësisht Xhevahir Broja, babai i Armando Brojës, si dhe Tonin Uldedaj,...