Vlahovic, sot është dita e së vërtetës. Marrëveshje për rinovim ose largim nga Juventusi

Vlahovic, sot është dita e së vërtetës. Marrëveshje për rinovim ose largim nga Juventusi

3 Qershor 2026 9:51 Alfred Lleshi Per ditën e fundit të ‘shkollës’ nuk ka ‘banka’, por një tavolinë e madhe dhe disa karrige që do të zihen nga Comolli, Chiellini, Ottolini dhe Dusan Vlahovic. Tema është rinovimi i kërkuar nga Luciano Spalletti për sulmuesin serb me Juventusin; marrëveshje ose largim pa alternativa. Me një kontratë që skadon pas 27 ditësh situata është urgjente. Vlahovic kërkon 9 milionë euro në sezon, ndërsa Juventusi nuk mund të shkojë më shumë se 6 milionë, plus bonuse, që janë të gatshme edhe për Kolo Muani. Diferenca është e madhe dhe mund të jetë e pakapërcyeshme, me Napolin dhe gjysmën e Europës (Bayern Munich, Chelsea, Barcelona dhe Newcastle) gati të ndërhyjnë. Vetëm një zgjedhje emocionale do ta ndryshonte skenarin. Afati...