Vinicius–Real Madrid, ultimatum për rinovimin. Klubi vendos “vijat e kuqe”, topi në fushën e brazilianit
Vinicius Junior dhe Real Madridi mund t’i japin fund bashkëpunimit që këtë verë. Pas muajsh negociatash pa asnjë përparim dhe me diferencat që mbeten të pandryshuara mes palëve, klubi spanjoll ka vendosur të mbajë një qëndrim të prerë. Oferta e fundit për rinovimin e kontratës, e paraqitur te përfaqësuesit e brazilianit, do të jetë edhe ajo përfundimtare. Sipas “Marca”, drejtuesit e Real Madridit i kanë bërë të qartë lojtarit se nuk do të ketë oferta të reja apo raunde të tjera negociatash. Formula është e thjeshtë: nëse Vinicius e pranon ofertën, rinovimi do të zyrtarizohet. Në të kundërt, klubi do të shqyrtojë shitjen e tij që gjatë kësaj vere, për të shmangur hyrjen në vitin e fundit të kontratës dhe rrezikun e largimit me parametër...
Burimi:
telesport.al