Vinicius: Nuk kam asnjë nxitim për ta rinovuar kontratën me Real Madridin

Vinicius: Nuk kam asnjë nxitim për ta rinovuar kontratën me Real Madridin

27 Maj 2026 10:15 Alfred Lleshi Vinicius Jr ka folur për të ardhmen e tij te Real Madridi në një intervistë për “CazeTV”, duke theksuar se nuk ka asnjë nxitim për rinovimin e kontratës, e cila është e vlefshme deri në vitin 2027. “Nuk kam nxitim për ta rinovuar kontratën. Kam kohë deri më 2027, kështu që kemi shumë për të diskutuar me Real Madridin, – u shpreh braziliani, duke shtuar se marrëdhënia me klubin dhe presidentin Florentino Pérez është shumë e mirë: – Klubi është i qetë, unë jam i qetë. Presidenti beson tek unë dhe unë besoj tek ai”. Braziliani theksoi se është i lumtur në Madrid dhe e konsideron klubin “ëndrrën e tij”, duke shtuar se dëshiron të qëndrojë gjatë gjithë jetës,...