Vijon merakto bardheblu, Bekaj te Tirana

Vijon merakto bardheblu, Bekaj te Tirana

Portieri Visar Bekaj mësohet se i është bashkuar zyrtarisht Tiranës. Ai mbylli aventurën me Hatajspor, pasi klubi turk pati probleme me financat. Për portierin e Kosovës ky përbën një rikthim në kryeqytet i cili me Tiranën ka fituar edhe titullin kampion teksa ishte pjesë e tyre në vitin 2023. Ndërkaq 28-vjeçari ka luajtur dhe 8 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës. Kështu pas Ernest, Xhixhës, Fredi Alvarez, Kortes, Mysoviç, Ndong, Kresiç afrimi i bekajt përbën tashmë një bërthamë të madhe te bardheblutë e Ardian Nuhiut. Vazhdo leximin