Vijojnë përgatitjet për finalen e Play-Off, Foda me grup të plotë, Çalhanoglu e Demiral shqetësojnë turqit
Kombëtarja e Kosova vijon përgatitjet intensive për përballjen historike ndaj Turqisë, në finalen e “play-off”-it për Kupa e Botës 2026. Nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, “Dardanët” nuk janë ndalur pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e vazhdueshme të shiut nuk kanë penguar zhvillimin e seancave stërvitore, të cilat janë karakterizuar nga intensitet i lartë dhe disiplinë maksimale. Atmosfera në kampin e Kosovës është mjaft pozitive. Grupi shfaq unitet dhe besim të plotë, ndërsa lajmi më i mirë për stafin teknik është se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe të gatshëm për sfidën vendimtare. Në krahun tjetër, kombëtarja e Turqisë përballet me disa shqetësime. Hakan Çalhanoğlu dhe Merih Demiral nuk janë stërvitur me ekipin, duke zhvilluar vetëm...
Burimi:
gijotina.com