Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
VIDEO/ Reali mund Atletikon në derbi, siguron finalen e Superkupës ndaj Barcelonës
Real Madridi është skuadra e cila do të luajë finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës këtë fundjavë. Skuadra e Çabi Alonsos ka triumfuar në derbin përballë Atletikos me shifrat 2-1 duke siguruar praninë në ndeshjen për trofeun. Ndeshja e luajtur në Xhedah të Arabisë Saudite nisi me një gol shumë të shpejtë të Valverdes me një goditje dënimi spektakolare, që i dha avantazhin “los blancos” që në minutën e dytë dhe ia bëri më të thjeshtë ndeshjen. Ata mbajtën larg portës kundërshtarët, duke thumbuar me kundërsulme, ndërsa Kurtua bëri disa pritje për të ruajtur avantazhin në pjesën e parë. Në të dytën, një pasim perfekt i Valverdes gjeti Rodrigon i cili shënoi edhe golin e dytë. Por Sorloith shumë shpejt tundi rrjetën për të...