VIDEO/ Milan mban gjallë shpresat për titullin, fiton derbin ndaj Interit
Derbi i Milanos i takon Milanit. Kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj Interit, në supersfidën e javës së 28-të të Serie A. Në minutën e 35-të, Estupinian mposhti mjaft mirë portierin Sommer, pasi u shërbye në mënyrë perfekte nga Fofana. Në pjesën e dytë, ritmi nuk ishte aq i lartë, me lojën që ishte e ashpër dhe me shumë ndërprerje. Zikaltërit u përpoqën që të barazonin llogaritë, por përballë kishin një kundërshtar që qëndronte mbrapa, duke mos lejuar hapësira. Ekipi i Allegrit mbrojti deri në fund rezultatin me fanatizëm, duke marrë një sukses të çmuar. Kjo fitore rihap garën për titull, pasi Milan tashmë shkurton në -7 diferencën ndaj Interit kryesues. ESTUPINAN SCORES HIS FIRST EVER GOAL FOR MILAN IN THE DERBY!!! GREAT ASSIST BY FOFANA ❗️...
Burimi:
gijotina.com