VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

Legjenda e futnollit italian Fabio Cannavaro e gjeti veten në qendër të një incidenti të pazakontë në aeroport pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara me delegacionin e ekipit kombëtar të Uzbekistanit. Ish-kapiteni i Italisë dhe fituesi i Kupës së Botës u veçua për një inspektim të detajuar sigurie. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë personelin e sigurisë duke kontrolluar sendet e italianit ndërsa ai priste aty pranë. Pavarësisht statusit të tij si një nga figurat më të njohura të futbollit, Cannavaro iu nënshtrua të njëjtave procedurave si pjesa tjetër e grupit udhëtues. Incidenti ndodhi përpara miqësores së Uzbekistanit kundër Holandës, të cilën De Oranje përfundimisht e fitoi 2-1 falë dy golave të Cody Gakpo, ndërsa goli i vetëm i Uzbekistanit u shënua nga Igor Sergeev....