Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
VIDEO/ Ernest Muçi ka rilindur te Trabzonspori, shënon gol dhe jep asist në një ndeshje “të çmendur”
Ernest Muçi ka qenë sërish protagonisti kryesor për Trabzonsporin. Sulmuesi shqiptar ka rilindur në radhët e klubit turk. Mbrëmjen e sotme ai ka regjistruar golin e tij të 7 në 5 ndeshjet e fundit. Ish-lojtari i Tiranës ka dhënë fillimisht asist në minutën e 50, kur harkimi i tij i përsosur në zonë u shndërrua në golin që i dërgoi shifrat në 2-2 kundër Gençlerbirligisë. Ndërkohë, në minutën e 67 ishte vetë Muçi ai që e dërgoi topin në rrjetë. Këtë herë goli u realizua nga pika e bardhë e penalltisë, nga ku lojtari i Kombëtares shqiptare ia doli të fitonte duelin me portierin kundërshtar. Megjithatë, goli i tij nuk mundi t’i jepte pikë Trabzonspori në këtë përballje “të çmendur”, e cila përfundoi me shifrat...