Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
(VIDEO) Barcelona fluturon në finale me “manita”, Bilbao si turist në Arabi Saudite! Sulmi katalanas me gola dhe asiste
7 Janar 2026 21:51 Telesport Gjithçka e lehtë për Barcelonën e Hansi Flick që ka siguruar vendin për në finalen e Superkupës së Spanjës. Një ndeshje ajo ndaj Athletic Bilbaos e vendosur në vetëm 38 minuta lojë pasi djemtë e Hansi Flick, edhe pse me Yamal në stol, e kanë nisur zjarr dhe janë dashur vetëm 22 mintua që të vijë goli i parë me anë të Ferran Torres. Vetëm 8 minuta më pas ka ardhur dyfishimi me anë të Fermin Lopez dhe 4 minuta të tjera më vonë goli i tretë me Roony Bardghji, teksa ka qenë Raphinha me një eurogol ai që ka vulosur pokerin në pjesën e parë ku ekipi bask ka bërë thjesht xhiron e fushës dhe ska kuptuar asgjë. SHIKOGOLIN1...