VIDEO/ Askush nuk është mbi klubin! Tifozët e Realit vërshëllejnë Mbapenë, përplasen edhe me presidentin Perez
Reali i Madridit po përjeton një nga periudhat më të vështira në historinë e klubit. Përpos faktit se ky sezon përfundoi pa trofe, gjendja është rënduar më tepër prej konflikteve të brendshme mes lojtarëve dhe stafit drejtues. Pas sherrit Çuameni-Valverde, tashmë edhe Mbapeja ka ironizuar publikisht trajnerin Arbeloa. Por tifozët e kanë bërë të qartë qendrimin e tyre: Askush nuk është mbi klubin. Ata kanë hapur mbrëmjen e djeshme një baner kundër presidentit Perez, të cilin gjithashtu e kanë vërshëllyer. Florentino Perezi ka shkëmbyer fjalë me disa prej tifozëve të pranishëm në tribuna si dhe ka urdhëruar heqjen e banerit. Gjithashtu, tifozeria madrilene ka dalë edhe kundër yllit të skuadrës, Kilian Mbapesë. Ky i fundit u vërshëllye në kor në çastin që hyri në fushë...
Burimi:
sportekspres.com