Verstappen: Shumë parakalime por makinat ishin 2 sekonda më të avashta, FIA duhet të ndërhyjë me rregullat e reja

Verstappen: Shumë parakalime por makinat ishin 2 sekonda më të avashta, FIA duhet të ndërhyjë me rregullat e reja

Nisja nga vendi i 19-të dhe përfundimi i 6-të do të ishte një rezultat i kënaqshëm për këdo. Ky ishte rezultati i Max Verstappen në garën e parë sezonale në Australi, por piloti holandez i Red Bull nuk është i kënaqur. Ai ka shprehur vazhdimisht zhgënjimin e tij me stilin e drejtimit që i është imponuar nga njësitë e fuqisë së revolucionit rregullator. “Padyshim që lëvizjet e parakalimit ishin argëtuese, por shumica e makinave ishin dy sekonda më të ngadalta se imja, kështu që ishte thjesht çështje pastrimi pak i pistës”, tha Verstappen. “Për mua nuk ishte një luftë e drejtë. U përpoqa të isha sa më i pastër të ishte e mundur dhe të futesha në ritmin tim. Në një moment të caktuar, pata...