Vendosin penalltitë, Atletico Madrid dhe Arsenal bëjnë “paqe” në gjysmëfinalen e parë (video)
29 Prill 2026 22:59 Telesport Takimi i parë i gjysmëfinales mes Atletico Madridit dhe Arsenalit është mbyllur në barazim 1-1. Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, pas një faulli të David Hancko ndaj Gyokeres brenda në zonë, arbitri tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet Gyokeres, topi përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët. Goli i barazimit erdhi në minutën e 56-të, sërish nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e Marcos Llorente ndalet me dorë nga Ben White, arbitri jep 11-metërsh. Godet Julian Alvarez, topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 63-të, Atletico i afrohet golit të dytë, por goditja e Antoine Griezmann ndalet nga traversa. Në minutën e 80-të, David Hancko shkakton faull brenda zonës ndaj Eberechi...
Burimi:
telesport.al