Vendos Dembele, mbyllet pjesa e parë e finales së Superkupës së Francës. PSG në avantazh

Vendos Dembele, mbyllet pjesa e parë e finales së Superkupës së Francës. PSG në avantazh

8 Janar 2026 19:48 Telesport Në Kuvajt, luhet finalja e Superkupës së Francës, mes PSG-së dhe Olimpique Marseille. Pjesa e parë e finales është mbyllur 1-0 në avantazhin e parzienëve. Vendimtar ishte goli i Ousmane Dembele në minutën e 13-të. Fituesi i fundit i “Topit të Artë” shënoi pas një asisti të marrë nga i zakonshmi Vitinha. Në minutat në vijim, Marseille pati dy mundësi të mira me Emerson dhe Timothy Weah, por marsejezët nuk i shfrytëzuan dot saktë.