Vedat Muriqi në ndjekje të Kilian Mbapesë, “pirati” tund sërish rrjetën në La Liga

Vedat Muriqi në ndjekje të Kilian Mbapesë, “pirati” tund sërish rrjetën në La Liga

Vedat Muriqi po gëzon një formë të jashtëzakonshme në La Liga. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shënojë me fanellën e Majorkës. “Pirati” ka gjetur rrugën e rrjetës edhe mbrëmjen e sotme në goleadën 4-1 të Majorkës kundër Sevijës. Rebeshi i golave nisi pikërisht nga Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e parë të takimit në minutën e 26. Lojtari i Kosovës u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, dukë shënuar golin e tij të 15 në La Liga. Vedat Muriqi është në ndjekje të Kilian Mbapesë, i cili deri më tani numëron 22 gola të shënuar/Sport Ekspres/