Vasseur: Deri më tani nuk kemi dhënë ende maksimumin, nga Majemi nis një sezon i ri
Në tre garat e para të këtij sezoni, Ferrari ka arritur tre vende të treta, dy me Charles Leclerc (Australi dhe Japoni) dhe një me Lewis Hamilton (Kinë). Ekipi i Maranello është i dyti midis konstruktorëve me 90 pikë, 45 pikë pas Mercedes, ekipit dominues në këtë fazë fillestare të kampionatit. Pushimi i prillit, i shkaktuar nga anulimi i garave që duhej të zhvilloheshin në Bahrein dhe Arabinë Saudite, do t’u lejojë ekipeve të përsosin përditësimet e nevojshme për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Edhe te Ferrari janë duke pritur me padurim përditësimet për garën tjetër në Majemi. Në Shangai, drejtori i ekipit të Ferrari, Frederic Vasseur, kishte theksuar se “kokëkuqja” është e vendosur të rishikojë dhe përmirësojë SF-26. Madje ai bëri thirrje për...
Burimi:
telesport.al