Van Dijk: Sfida ndaj Arsenal një betejë për Liverpool, shansi i fundit për të shpresuar te titulli

Van Dijk: Sfida ndaj Arsenal një betejë për Liverpool, shansi i fundit për të shpresuar te titulli

Liverpool po përgatitet për një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit. Sot në mbrëmje, “reds” do të vizitojnë Arsenal, liderët aktualë të Premier League, për një ndeshje që përfaqëson një përpjekje të fundit për të vazhduar kultivimin e shpresave për të mbrojtur titullin kampion. Kampionët në fuqi mbërrijnë në Londër të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes, por edhe të motivuar nga precedenti i tyre i favorshëm: në ndeshjen e parë në “Anfield”, Liverpool mbizotëroi ndaj skuadrës së Mikel Arteta. Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, theksoi rëndësinë e ndeshjes. Ai kërkoi qetësi dhe qartësi nga të tijtë. “Do të jetë një betejë e madhe, ndaj duhet të jemi gati për ta përballuar dhe fituar atë“, shpjegoi mbrojtësi holandez. “Arsenal ka një ekip fantastik, me...