Van der Vaart, i irrituar me Vinicius: Ka sjellje të trishtë, simulon përjashtimin e kundërshtarit

Van der Vaart, i irrituar me Vinicius: Ka sjellje të trishtë, simulon përjashtimin e kundërshtarit

8 Prill 2026 13:42 Alfred Lleshi Pas humbjes 2-1 të Real Madridit ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, nuk munguan kritikat ndaj Vinicius Junior, autor i një paraqitjeje jo bindëse, ndryshe nga shoku i repartit Kylian Mbappé. Të drejtën e fjalës e mori ish-mesfushori i “Los Blancos”, Rafael van der Vaart, në mikrofonat e “Ziggo”. Gjykimi i tij ishte i ashpër: “Vinicius është irritues, më lodh kur e shikoj. Dhe është për të ardhur keq, sepse po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm”. Më pas ai shpjegoi më në detaje: “Sapo merr një shtyrje të vogël, hidhet në tokë duke shpresuar që kundërshtari të përjashtohet. Pastaj ngrihet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo është ajo që më duket vërtet...