Valverde zgjon Realin në fund, fitore me zemër në Vigo!

Valverde zgjon Realin në fund, fitore me zemër në Vigo!

6 Mars 2026 23:19 Telesport Real Madridi kthehet te fitorja mes mungesave pafund dhe vuajtjes duke ka marrë tre pikë të vështira në udhëtim te Celta Vigo, në kuadër të javës së 27-të në La Liga. “Los Blancos” arritën t’i arkëtojnë pikët e plota falë një fitore të vështirë me rezutlat 1-2. Aurelien Tchouameni shënoi një supergol pas 11 minutave lojë për të kaluar Realin në epërsi. Sidoqoftë, Iglesias shënoi një gol të bukur pas asistimit të Sëedberg për të barazuar rezultatin (25’). Real Madridi dominoi plotësisht në posedim por nuk është që krijoi ndonjë rast të rrezikshëm për t’i marrë pikët e plota. Në fakt, Celta lehtë mund të shkaktonte një befasi por Iago Aspas dështoi keq nga afërsia për të goditur shtyllën (87’)....