Valdano sponsorizon dy emra për trajnerë të Real Madridit: Mou është kapitull i mbyllur, Klopp ka nevojë për kohë
30 Prill 2026 10:46 Alfred Lleshi Jorge Valdano ndërhyn në debatin mbi të ardhmen e pankinës së Real Madridit, duke ofruar një analizë të qartë dhe në disa aspekte, kundër rrymës mbi pasardhësit e mundshëm të Alvaro Arbeloa. Mes emrave të përmendur javët e fundit; nga José Mourinho te Jürgen Klopp, deri te Didier Deschamps dhe Lionel Scaloni,– Valdano shpreh disa rezerva. Për rikthimin e “Special One” është i prerë: “Mourinho është tashmë një faqe e mbyllur në historinë e klubit, nuk besoj se mund të rikthehet”. Më e detajuar analiza për Klopp: “Është një trajner që ka nevojë për kohë për të ndërtuar skuadrat e tij. Te Real Madridi koha nuk ekziston: duhen rezultate të menjëhershme”. Po aq i drejtpërdrejtë për Scaloni: “Askush nuk...
Burimi:
telesport.al