“Uzuni e ndjekin shumë klube në Europë”, trajneri i thur elozhe: Myrtoja është sulmues i nivelit të lartë
Myrto Uzuni e nisi me gol sezonin e ri në MLS. Trajneri i Ostinit ka thënë pas ndeshjes se nuk ka aspak dyshime për aftësinë e sulmuesit shqiptar për të shënuar gola. Ai i ka dalë në mbrojtje lojtarit beratas për numrin jo të lartë të golave të shënuar në vitin e shkuar, duke theksuar se ekipi nuk ka prodhuar mjaftueshëm raste në mënyrë që Uzuni të tundte më shpesh rrjetën. Niko Estevezi ka shtuar në fund se lojtari i Kombëtares shqiptare është mjaft i kërkuar në tregun e transferimeve, teksa shumë klube në Europë janë duke e mbajtur në vëzhgim. “Për Myrton nuk kam dyshime kur vjen puna te të shënuarit gola. Ai është një sulmues i nivelit të lartë dhe e ka treguar...
Burimi:
sportekspres.com