Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore në Valencia

Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore në Valencia

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia. Çdo tifoz mund të blejë deri në katër bileta për këtë takim. Emri dhe mbiemri i vendosur gjatë procesit të blerjes duhet të përputhen me dokumentin e identifikimit. Në rast se gjatë kontrollit të sigurisë konstatohet mospërputhje e të dhënave, hyrja në stadium mund të refuzohet. Biletat nuk mund të ndërrohen dhe nuk rimbursohen. Nuk ka kufizime moshe për tifozët dhe çdo person që ndjek ndeshjen duhet të pajiset me biletë, përfshirë edhe fëmijët. Çmimi i biletës është i njëjtë për të gjitha grupmoshat. Portat e stadiumit do të...