UFC-326/ Oliveira fiton pas 11 vitesh revanshin ndaj Holloway dhe rrëmben titullin simbolik BMF

UFC-326/ Oliveira fiton pas 11 vitesh revanshin ndaj Holloway dhe rrëmben titullin simbolik BMF

8 Mars 2026 6:55 Telesport Luftëtari brazilian Charles Oliviera fitoi të dielën titullin simbolik BMF (baddest motherfu*ker) në artet marciale mikse. Në eventin UFC-326 zhvilluar në Las Vegas, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanin Max Holloway. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Oliveira (50-45, 50-45, 50-45), në një duel me 5 raunde të dominuar nga braziliani. Një fitore që kishte edhe shijen e hakmarrjes për Oliveira, për humbjen e pësuar ndja Holloëay 11 vite më parë. Të dy sportistët zhvilluan një ndeshje të mirë, duke dueluar fort. Gjithsesi, braziliani ishte më në formë dhe goditjet e tij bënë diferencën në kafaz, duke i dhënë fitoren. Holloëay, që e mbante këtë titull simbolik, u detyrua të pranojë humbjen. Për Oliveira ky është sukesi i...