UEFA Women’s Champions League/ Apolonia nuk i’a del në gjysmëfinalen ndaj Hamarbi
Apolonia e vajzave u mund me rezultatin 4-0 në gjysmëfinalen e raundit të dytë të UEFA Women’s Champions League, të zhvilluar sot në Itali, ndaj skuadrës suedeze Hamarbi. Në një impiant të vogël në Biela, Itali, me hapësirë për 5,000 spektatorë, Hamarbi fitoi bindshëm 4-0 ndaj Apolonisë së Fierit. Sulmuesja norvegjeze Mari Nyhagen i dha ekipit të Stokholmit epërsinë pas 40 minutash dhe Elin Sørum më pas arriti ta zgjeronte atë nga pika e penalltisë pak para përfundimit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Mathilde Janzen gjeti golin e duhur, me një pasim nga Fanny Peterson. Një autogol më pas përcaktoi rezultatin përfundimtar në katër gola me zero. Ndërkaq, Apolonia do të rikthehet në fushë më 8 gusht dhe do të përballet me...
Burimi:
sportiim.al