U ble për 38 milionë euro një vit më parë, Milan nxjerr në shitje sulmuesin që zhgënjeu me fanellën kuqezi

U ble për 38 milionë euro një vit më parë, Milan nxjerr në shitje sulmuesin që zhgënjeu me fanellën kuqezi

Në verë u pagua me një shumë marramendëse prej 37.5 milionë eurosh plus bonuse për Chelsea (me një pagë neto prej 5 milionë eurosh plus bonuse). Por, pas një sezoni shumë larg pritshmërive, aventura e Christopher Nkunku (vetëm 6 gola këtë sezon) me  Milan tashmë po i vjen fundi. Agjenti i tij, Pini Zahavi, i cili është gjithashtu agjent i Leëandoëski dhe kohët e fundit është raportuar se është parë në Milano, tashmë po punon për të sjellë oferta me vlerë të paktën 40 milionë euro në Milanello për klientin e tij. Pasi ishin afër një transferimi në Turqi (te Fenerbahce) janarin e kaluar, në takimin e fundit me Taren, klubi kuqezi i tha stafit të sulmuesit francez se po punonin për të gjetur opsione...