Tyson Fury sërish në ring në muajin prill, një rus favorit për t’u përballur me ish-kampionin e botës

Tyson Fury sërish në ring në muajin prill, një rus favorit për t’u përballur me ish-kampionin e botës

21 Janar 2026 12:06 Telesport Tyson Fury po zhvillon bisedime të avancuara për një kontratë për një ndeshje rikthimi në prill. Boksieri rus Arslanbek Makhmudov është favoriti midis ‘tre kundërshtarëve më të mirë’ të mundshëm, lajm i konfirmon menaxheri Spencer Brown. Fury po përgatitet për ndeshjen e tij të parë që nga humbja e revanshit ndaj Oleksandr Usyk në dhjetor 2024. Brown beson se një njoftim është i afërt me Makhmudov që shihet si favorit. 36-vjeçari rus (21 fitore, 2 humbje) dueloi në Britani në tetor, duke mposhtur David Allen në një fitore dominuese me pikë. “Po shohim pesë ose gjashtë kundërshtarë të ndryshëm. Makhmudov është në tre ose katër më të mirët”, tha Brown për “Sky Sports”. “Nuk më takon mua ta njoftoj. Promotorët...