“Turqia mund të jetë favorite sa të dojë, kështu ishin dhe Sllovakia me Suedinë”, Asllani nuk trembet: Në fund shihet çfarë bëhet në fushë

“Turqia mund të jetë favorite sa të dojë, kështu ishin dhe Sllovakia me Suedinë”, Asllani nuk trembet: Në fund shihet çfarë bëhet në fushë

Fisnik Asllani nuk trembet nga Turqia. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të FFK-së, ku ka lënë të kuptohet se favoriti në letër jo gjithmonë fiton në fushë. Ai ka sjellë në kujtesë faktin se favoritë ishin edhe Suedia me Sllovakinë, por në fund nga fusha dolën të buzëqeshur lojtarët e Kosovës. “Kemi lojtarë shumë të mirë në ekip. Besoj që fitorja na ka dhënë shumë besim. Kështu që të martën kundër Turqisë shpresoj që do të bëjmë një lojë shumë të mirë. Do t’i marrim të gjithë tifozët pranë vetes. Shpresoj që të fitojmë lojën dhe të shkojmë në Kupën e Botës. Në fund shihet se çfarë bëhet në fushë. Ata mund të jenë favoritë sa të duan. Favoritë...