Tudor largohet nga Totenhemi pas 7 ndeshjesh, nuk i funksionojnë planet në Premier League
Adriatik BALLA Trajneri Igor Tudor u largua dje nga Totenhem Hotspuri me “marrëveshje të përbashkët”, ndërsa rreziku i rënies nga Premier League e detyroi klubin të bëjë një tjetër lëvizje urgjente për të shmangur rënien nga elita për herë të parë që nga viti 1977. Tudori, i emëruar në mënyrë surprizë kur zëvendësoi Thomas Frankun në shkurt, largohet pas vetëm 44 ditësh, pa arritur të përmirësojë situatën në klub. Ai po ashtu ndodhet në zi pas vdekjes së babait të tij, për të cilën u informua pas humbjes ndaj Notingham Forestit javën e kaluar. Humbja e rëndë 3-0 në shtëpi ndaj Forestit i la Spurs shumë pranë zonës së rënies, vetëm një pikë mbi Uest Hem Junajtid, me shtatë ndeshje të mbetura. Ata nuk kanë...
Burimi:
sot.com.al