Tuchel, pasi rinovoi me Anglinë: E kam dashur çdo minutë këtë eksperiencë, vazhdoj me krenari

Tuchel, pasi rinovoi me Anglinë: E kam dashur çdo minutë këtë eksperiencë, vazhdoj me krenari

12 Shkurt 2026 14:32 Alfred Lleshi Thomas Tuchel ka rinovuar për edhe dy vite kontratën si trajner i kombëtares së Anglisë, deri më 2028. Vetë gjermani komentoi pas firmës: “Jam shumë i lumtur dhe krenar që e zgjas eksperiencën time në stolin e Anglisë. Nuk është sekret që e kam dashur çdo minutë të kaluar deri tani, duke punuar me lojtarët dhe stafin tim, dhe mezi pres t’i drejtoj në Botëror. Është një mundësi e jashtëzakonshme dhe do të bëjmë gjithçka për ta bërë vendin krenar. Kam marrë mbështetje të madhe nga Mark, nga të gjithë kolegët e FA dhe nga tifozët kudo që kam shkuar. Nuk pata asnjë dyshim kur m’u kërkua të vazhdoja në këtë punë ëndrrash. EURO 2028 do të jetë një...