Tuchel i kënaqur me Anglinë pas fitores: Performancë e nivelit të lartë, i qetë pasi po shkojmë në rrugën e duhur

Tuchel i kënaqur me Anglinë pas fitores: Performancë e nivelit të lartë, i qetë pasi po shkojmë në rrugën e duhur

Anglia e mbylli me një fitore të pastër 3-0 ndeshjen e fundit miqësore ndaj Kosta Rika, në prag të Botërorit që nis sot. Skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel tregoi një formë të mirë dhe ky rezultat kënaq trajnerin gjerman. “Ne e meritonim fitoren, duhet të kishim shënuar më shumë, të kishim krijuar shumë. Qëndrimi, intensiteti dhe energjia ishin në një nivel shumë të lartë. Të gjithë luajtën mirë. Një performancë shumë e mirë e ekipit”, tha Tuchel. Më tej, ai konfirmoi: “Ne donim të shtynim në nivelin tjetër dhe ia dolëm. Tifozët në stadium mund ta ndjenin. Kundërpresingu ishte i mirë, mbrojtja, bashkimi. Gjithçka ishte në një nivel të lartë”. “Kjo fitore më qetëson mendjen pasi po shkojmë absolutisht në rrugën e duhur...