Tronditet Botërori, gjendet një kufomë e dekompozuar pranë stadiumit ku stërvitet Irani

Tronditet Botërori, gjendet një kufomë e dekompozuar pranë stadiumit ku stërvitet Irani

13 Qershor 2026 14:15 Alfred Lleshi Një ngjarje dramatike është raportuar nga Tijuana, ku pranë qendrës stërvitore të kombëtares së Iranit është gjetur trupi i pajetë i një personi brenda një automjeti të parkuar afër “Estadio Caliente”. Sipas mediave lokale, zbulimi u bë të premten në mëngjes në parkingun e një supermarket, përballë stadiumit ku Irani po përgatitet për ndeshjen e parë të Botërorit kundër Zealandës së Re. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Raportimet paraprake tregojnë se një automjet gri “Toyota RAV4” kishte qëndruar i parkuar në të njëjtin vend për të paktën tri ditë. Brenda tij u gjet kufoma e një personi, e cila sipas dëshmive të mbledhura nga autoritetet ishte në gjendje të avancuar dekompozimi. Zona u izolua...