Tronditet Botërori… 8 futbollistë rezultojnë pozitivë në testet antidoping, por nuk do të pezullohen

Tronditet Botërori… 8 futbollistë rezultojnë pozitivë në testet antidoping, por nuk do të pezullohen

4 Korrik 2026 8:12 Alfred Lleshi 8 futbollistë të kombëtares së Tunizisë, e eliminuar nga faza e grupeve të Kupës së Botës 2026 pas 3 humbjeve radhazi, rezultuan pozitivë ndaj clenbuterolit në kontrollet antidoping të kryera rreth dy javë para ndeshjes së fundit të 26 qershorit kundër Holandës. Sipas raportimeve të “Daily Mail” dhe “The Times”, Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) dhe autoritetet përkatëse përjashtuan përdorimin e qëllimshëm të substancës nga lojtarët, duke arritur në përfundimin se bëhet fjalë për kontaminim ushqimor nga mishi i viçit i konsumuar në qendrën stërvitore të Monterrey, Meksikë, ku clenbuteroli ende përdoret në mënyrë të paligjshme në blegtori për të nxitur rritjen e bagëtive. Meqenëse gjurmët e zbuluara ishin shumë poshtë pragut kritik dhe konsiderohen pasojë e një marrjeje krejtësisht...