Tri “dhurata” nga kundërshtari, Barcelona bën detyrën në “Camp Nou” dhe rikthehet në krye (video)

Tri “dhurata” nga kundërshtari, Barcelona bën detyrën në “Camp Nou” dhe rikthehet në krye (video)

25 Janar 2026 18:09 Telesport Barcelona fiton 3-0 ndaj Real Oviedo në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në La Liga. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik serioz, u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë, Barcelona doli në lojën e saj dhe shënoi 3 gola, falë 3 “dhuratave” të bëra nga vetë kundërshtari. Në minutën e 51-të, mbrojtësi i miqve humbet topin brenda në zonë, përfiton Lamine Yamal, i cili asiston për Dani Olmo, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 57-të, sërish top i humbur dhe i kthyer gabim mbaprsht nga miqtë, aty përfiton Raphinha, i cili shënon me parabël. Në minutën e 73-të, këtë herë ishte radha e portierit të Rela Oviedo, Escandell...