Tre lojtarë të njohur i vetëofrohen Barcelonës, mes tyre ylli i madh i Bundesligës

Tre lojtarë të njohur i vetëofrohen Barcelonës, mes tyre ylli i madh i Bundesligës

5 Janar 2026 18:36 Telesport “Mundo Deportivo” zbulon se 3 lojtarë të njohur kanë shprehur interesin për t’u transferuar te Barcelona, përmes përfaqësuesve të tyre. I pari është Joao Cancelo, portugezi ka përplasje me trajnerin Simone Inzaghi te Al-Hilal dhe ka kërkuar largimin. “Mbrojtësi portugez beson se profili i tij sulmues përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e lojës së Barcelonës. Jorge Mendes është agjenti i tij dhe po punon për një transferim,” thuhet në raportimin e “Mundo Deportivo”. Në garë për portugezin është edhe Inter, madje zikaltrit kanë arritur marrëveshjen verbale me Al-Hilal, por ende jo me lojtarin. Dy lojtarët e tjerë janë Dusan Vlahovic dhe Nico Schlotterbeck. Sulmuesi serb, aktualisht i dëmtuar, ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës si lojtar i...