Trajneri i ri i Italisë, ja plani i Maldinit dhe Leonardos për ta bindur Guardiolën. Staf i dedikuar dhe kontroll i plotë mbi projektin
Paolo Maldini dhe Leonardo po përpiqen të bindin Pep Guardiolën të marrë drejtimin e kombëtares italiane, duke i ofruar një rol shumë më të gjerë se ai i trajnerit. Projekti synon t’i japë katalanasit drejtimin e rindërtimit të gjithë futbollit italian, me autonomi të plotë, një staf të zgjedhur prej tij dhe ndikim në të ardhmen e sektorit të kombëtareve. Gjatë fundjavës, Maldini dhe Leonardo u takuan me Guardiolën në Barcelonë për t’ia paraqitur projektin. Trajneri nuk dha përgjigje të menjëhershme, duke kërkuar disa ditë kohë për reflektim. Një nga pikat kyçe është krijimi i një strukture me vëzhgues, analistë dhe bashkëpunëtorë të besuar, që do t’i lejonte Guardiolës të menaxhonte ekipin pa qenë vazhdimisht në udhëtim, por duke ruajtur kontrollin mbi vendimet teknike. Plani...
Burimi:
telesport.al