Trajneri i Marokut: S’do të jetë si 4 vite më parë, Franca është favorite por ne s’kemi asgjë për të humbur
Maroku ka befasuar deri më tani në Kupën e Botës, por sot, në çerekfinale, do të ketë përballë Francën, favorite kryesore për trofe. Kjo nuk e tremb Mohamed Ouhabi, trajnerin e skuadrës afrikane, që bën një rezyme të situatës. “Sa i përket përgatitjes për ndeshjen e sotme, nuk do të ketë surpriza dhe kushdo që i ka analizuar ndeshjet tona e di që kemi një ide të qartë se si duam të luajmë“, deklaroi Mohamed Ouhabi. Ai konfirmoi se sulmuesi Ismael Saibari nuk do të jetë i disponueshëm pasi u lëndua në ndeshjen kundër Kanadasë. “Ai nuk është gati, por shpresoj se nuk është ndeshja e tij e fundit e turneut“, vuri në dukje Ouhabi. Kur iu kujtua se Maroku u mposht në gjysmëfinalen e...
Burimi:
telesport.al