Trajneri gjerman: Jam krenar me Kosovën, nuk është e lehtë kjo që bëmë

Trajneri gjerman: Jam krenar me Kosovën, nuk është e lehtë kjo që bëmë

Kosova ka fituar në transfertë përballë Sllovakisë në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Bratislavë, përfundoi me shifrat 3-4. Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri i “dardanëve”, Franco Foda. Tashmë, Kosova do të përballet më 31 mars me Turqinë në Prishtinë, për aktin e fundit që vulos ëndrrën e Botërorit. “Ka qenë një ndeshje fantastike për tifozët sepse ka pasur shumë gola. Normalisht jam krenar me skuadrën që shënuam katër gola, posedimin dhe si dolëm në tranzicion. Pranuam tre gola, dy prej tyre nga gjuajtjet e lira dhe të shohim si do të reagojmë në ndeshjet e radhës sepse jo gjithmonë mund të shënojmë katër gola, që nuk është e lehtë për ne për të fituar...